Një pjesë e Francës është përfshirë nga zjarri dhe më shumë se 3000 turistë u detyruan të evakuohen.
Zjarri përfshiu 500 hektarë tokë në rajonin e pushimeve Pyrenees-Orientales, afër kufirit me Spanjën, raporton “Metro” britanike.
Zjarri shpërtheu të hënën pasdite në orën 17:00 dhe u përhap me shpejtësi pranë fshatrave Saint-Andre, Sorede dhe vendpushimit bregdetar të Argeles, për shkak të “motit jashtëzakonisht të nxehtë, thatësirës dhe erërave të forta deri në 180 km/orë”.
Deri tani ka shkatërruar rreth 30 shtëpi, ka djegur makina dhe ka shkatërruar një kamping në komunën Saint-Andre.
Familjet u detyruan shpejt të largoheshin nga skena e frikshme, pasi tymi i zi mbushi qiellin.
Ndërsa zjarri tani është vënë nën kontroll, ai mbetet i rrezikshëm me 450 zjarrfikës të mbështetur nga avionët e mbikëqyrjes.
Zona Alberes mbetet në alarm të kuq për rrezik zjarri.
Zyrtarët rajonalë thanë se rreth 17 zjarrfikës pësuan lëndime të lehta dhe një u pranua në spital, por deri më tani asnjë viktimë nuk është raportuar.
Burimi: GAZETA.MK