Mbi 3000 mijë e finale drithëruese, Kastrioti i Ferizajt fiton kupën e Kosovës

April 27, 2025
1 minut lexim

Kastrioti i Ferizajt është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kastrioti ka shënuar fitore me rezultat 29:24 (14:15) ndaj Besa Famgas në finalen e Kupës së Kosovës që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. 

Atmosferë po, lojë po, rivalitet po, shikueshmëri po, emocione po dhe gjithçka e paqartë deri në frymën e fundit.

Image

Atmosferë evropiane

Nuk mbahet mend pas luftës që ka pas rekord shikuesish në tempullin e hendbollit përkatësisht në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, mbi 3 mijë shikues. 

Tifozët “Ujqit” i dhanë panoramë evropiane finales së Kupës së Kosovës. 

Image

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit mes dy skuadrave më të mira, Kastriotit dhe Besa Famgas.

Në minutën e 8-të, 4:2 për Kastriotin. Pas pak u barazua rezultati 6:6 pikërisht në minutën e 16-të. 

Ndeshje e luftuar në pjesën e parë, dlshmia më e fortë është rezultati 12:12 në minutën e 26-të dhe për shkuar Besa me një gol epërsi (14:15) në pushim.

Pjesa e dytë kaptinë në vete, djelmoshat e kryetrajnerit Verim Zherka treguan zemër të madhe duke e barazuar e kaluar në epërsi me 19:18 në minutën e 35-të. 

Epërsia shtohet në 3 gola (22:19) në minutën e 44-të.

Pejanët nuk dorëzohen dot, tregojnë shpirt luftarak e ngushtojnë rezultatin në 22:20 në minutën e 46-të.

Në minutën e 55-të rezultati 27:22 për Kastriotin dhe këtu veç filloi festa në tribuna.

Ferizajaasit shënuan fitore me rezultat 29:24 ndaj pejanëve.

Kastrioti me meritë është fitues i Kupës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Treni e barti automjetin rreth 20 metra” – Dëshmitarët flasin për aksidentin e sotëm në Prishtinë

Story i radhës

Izraeli nis sulm ajror në Bejrut pas urdhrit të evakuimit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë