Mbi 3.000 të vrarë në Liban gjatë 1 viti lufte mes Izraelit dhe Hezbollahut, sipas Ministrisë libaneze

November 4, 2024
min lexim

Më shumë se 3.000 njerëz janë vrarë në Liban gjatë luftës 13-mujore mes Izraelit dhe Hezbollahut, ka thënë të hënën Ministria e Shëndetësisë e Libanit, dy herë më shumë se numri i njerëzve të vrarë prej luftës së fundit të madhe mes tyre dy dekada më parë.

Nuk ka ndonjë shenjë se kjo luftë është drejt përfundimit, pasi Izraeli ka theksuar se po kryen operacione të reja që kanë në shënjestër infrastrukturën e Hezbollahut në të gjithë Libanin dhe në disa pjesë të Sirisë.

Në anën tjetër, Hezbollahu po vazhdon të hedhë dhjetëra raketa në veri të Izraelit.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Hezbollahu ka hedhur raketa drejt Izraelit verior një ditë pas sulmit befasues të Hamasit në Izrael më 7 tetor, i cili edhe e nxiti luftën në Rripin e Gazës. Hezbollahu dhe Izraeli janë të lidhura me Iranin.

Edhe Hamasi është organizatë e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Për gati një vit, konflikti u zhvillua kryesisht në pjesët përreth kufizimit mes Izraelit dhe Libanit.

Megjithatë, lufta u përshkallëzua ndjeshëm më 23 shtator, kur Izraeli kreu sulme të mëdha ajrore në jug dhe lindje të Libanit, si dhe në periferitë jugore të Bejrutit, duke lënë qindra të vdekur dhe duke detyruar afër 1.2 milion njerëz të zhvendosen.

Izraeli e nisi pushtimin tokësor në jug të Libanit më 1 tetor, duke shkaktuar rrënim të madh në fshatrat kufitare, por pa arritur shumë përparime tokësore brenda Libanit.

Izraeli thotë se po shkatërron armët dhe qendrat e komandës së Hezbollahut pranë kufirit, përfshirë një sistem të gjerë tunelesh të ndërtuar nga Hezbollahu.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 16 persona u vranë dhe 90 të tjerë u plagosën në sulmet e së dielës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 3.002.

Të paktën 13.492 të tjerë janë plagosur, sipas saj.

Ministria nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve të Hezbollahut kur llogarit numrin e viktimave.

Izraeli pretendon se qindra luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë.

Në Izrael, 72 persona janë vrarë nga sulmet e Hezbollahut, përfshirë 30 ushtarë, sipas zyrës së kryeministrit.

Më shumë se 60.000 njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bujar Osmani: Ali Ahmeti i la shqiptarët dalëzotës, ndërsa pas 100 ditëve kjo qeveri na ktheu në qiraxhi

Story i radhës

Pilotja se*si Rene Gracie na prezanton me “dashurinë” e saj

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të

Vullneti e Lela ngacmojnë Leon

Në shtëpinë më të famshme në vend, target për ngacmim u bë sot Leo. Ishin Lela dhe Vullneti të cilët përmendin dhe ngucnin atë gjatë një diskutimi mes tyre. E gjitha u

Përurohet biblioteka e re në Komunën e Shtimes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, morën pjesë në përurimin e Bibliotekës së re
ShkoLartë