Rreth 10 mijë konsumatorë në Prishtinë kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 24 orë, pas shpërthimit të zjarrit në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it.
Ekipet e KEDS-it bashkë me ata të KOSST-it janë duke punuar, ndërkaq ende nuk dihet se kur do të fillojë rikthimi i energjisë elektrike.
Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi i tha Paparacit se pa e perfunduar KOSTT anën e tyre të riparimit, KEDS nuk mund të bëjë gjë.
“Po punohet. Dje siç mund ta dini është shkaktu një zjarr në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT ku janë bërë disa dëme relativisht të mëdha në nënstacion. Ekipet e KEDS-it menjëherë kanë dalë në vendngjarje por që ka qenë e pamundur që të intervohet menjëhrë. Në orët e pasdites KEDS-it i është leju hyrja në objekt, me atë rast është bërë kyçja për rreth 10 mijë konsumatorë. Numri total ka qenë rreth 22 mijë. KEDS ka rritur të rikthejë energjinë elektrike përmes linjave alternative. Ekipet kanë qëndruar deri pas mesnate në objekt duke punuar për pastrimin e kabllove, stabilimenteve.
Pjesa tjetër e konsumatorëve akoma jane pa furnizim me energji elektrike. Që në oret e hershme KOSTT dhe KEDS gjenden në stacion, jane duke punuar për të rikthyer energjinë elektrike. Por pa e përfunduar KOSTT anën e tyre të riparimit, KEDS nuk mund të bëjë gjë”, tha ai.