mbi 23 mije anetare te lsdm se neser do te votojne per te zgjedhur kryetarin e partise 67f13fef71f1a

Mbi 23 mijë anëtarë të LSDM-së nesër do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e partisë

April 5, 2025
1 minut lexim

Nesër duke filluar prej orës 08:00 e deri në ora 20:00 do të kenë mundësi të votojnë 23 712 anëtarë të LSDM për të zgjedhur të partin e partisë.

“Zgjedhjet do të realizohen në organizimet komunale të LSDM nëpër krejt republikën, në gjithsej 78 vendvotime, të cilët në ditën e zgjedhjeve do të jenë hapur prej orës 08:00 e deri në ora 20:00”, sqaroi LSDM-ja.

Këto zgjedhje ishin planifikuar të mbahen më herët, por për shkak tragjedisë në Koçani ishin anuluar. Ato ishin caktuar për 16 mars.

“Komisioni qendror zgjedhor e ka konfirmuar dhe mbyllur Listën Zgjedhore, ku janë regjistruar aktivisht 23 712 anëtarë, është siguruar materiali zgjedhor, kabinat për fshehje të votës, kutitë e votimit, shenjat dhe gjërat e nevojshme për ditën e zgjedhjeve”, deklaruan nga LSDM-ja.

Ndryshe, siç ishte përcaktuar paraprakisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i partisë, i vetmi kandidat për kryetar të LSDM-së është lideri aktual Venko Filipçe.

Ai u zgjodh kryetar i partisë në zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë në fund të qershorit të vitit të kaluar, pasi paraardhësi i tij në këtë pozitë, Dimitar Kovaçevski, dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta të LSDM-së në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

LSDM-ja në janar të vitit 2021 kishte vendosur që zgjedhja e kryetarit të bëhet sipas parimit “një anëtar – një votë”, ku për herë të parë ishte zgjedhur Zaevi si kryetar, pastaj ky parim ishte përdoru në vitin 2024 kur kishte fituar Venko Filipçe.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

lsdm vazhdojne skandalet e sigurimit te zyrtareve 67f13feb9f252
Story i mëparshëm

LSDM: Vazhdojnë skandalet e sigurimit të zyrtarëve

zekolli 68 projekte ne komunat shqiptare mbeshteten nga qeveria vazhdojme me perkrahjen e pushtetit lokal 67f13ff29818a
Story i radhës

Zekolli: 68 projekte në komunat shqiptare mbështeten nga qeveria, vazhdojmë me përkrahjen e pushtetit lokal!

Të fundit nga

Tirana eliminon Partizanin

Tirana është finalistja e dytë e play off-it në basketboll për femra. Bardheblutë e trajneres Mirza Alibegaj fituan 86-82 ndaj Partizanit në gjysmëfinalen e tretë play off, duke fituar 3-0 serinë e
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë