mbi 130 te shpetuar nga rrenojat e teatrit ne mariupol 6234abbce6205

Mbi 130 të shpëtuar nga rrënojat e teatrit në Mariupol

March 18, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se është duke vazhduar shpëtimi i njerëzve nga rrënojat e teatrit të bombarduar në Mariupol nga forcat ruse. Ai tha se deri më tani janë gjetur 130 të mbijetuar.

Në një adresim në internet, Zelensky tha se bombardimet nga forcat ruse vazhduan të pengonin autoritetet që të krijonin korridore efektive humanitare në Mariupol.

“Më shumë se 130 njerëz janë shpëtuar. Por qindra banorë të Mariupolit janë ende nën rrënoja,” tha Zelenski në një adresim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ai premtoi gjithashtu se operacionet e shpëtimit në Mariupol do të vazhdojnë pavarësisht granatimeve.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

problemi qe fshihet tek nje person i fiksuar pas rregullit dhe pastertise 6234abb9c6475
Story i mëparshëm

Problemi që fshihet tek një person i fiksuar pas rregullit dhe pastërtisë

vladimir putin ka rene ne kurthin e diktatorit 6234b0e4c1deb
Story i radhës

Vladimir Putin ka rënë në kurthin e diktatorit

Të fundit nga

ShkoLartë