Mbrëmjen e djeshme (9 nëntor) është mbyllur pas më shumë se 12 orësh seanca e parë plenare për diskutimin e buxhetit për vitin 2023, që do të vazhdojë edhe ditën e sotme në seancë maratonë.
Diskutimet janë mbyllur pak para orës 23:00.
Ndërkohë që ajo që vihet re është fakti se pjesa më e madhe e deputetëve janë larguar nga salla.
Dita e djeshme prodhoi debate të shumta mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të opozitës si dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.