Mbi 100 gjoba për shoferët që nuk iu dhanë përparësi këmbësorëve

January 28, 2022
1 minut lexim

Ministria e Brendshme dje (27.01.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 207 masa, nga të cilat 104 sanksione për mos përparësi ndaj këmbësorëve, gjashtë sanksione për drejtim mjeti me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, dhe 17 sanksione për defekt teknik të automjeteve.

Janë shqiptuar dy masa për shofer fillestar, tetë sanksione për shoferët që kanë përdorur celularin gjatë vozitjes, pesë masa për kalim të sinjalit të kuq të mbyllur, dhe 14 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelohet tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

YouTube video

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

OBRM-PDUKM: Zaevizmi të mos tregojë histori, le të publikojë përgjigjet nga pakoja 5 + 1

Story i radhës

Deponimi dhe katalogimi i librave të Buxhovit në sistemin e Bibliotekës së Universitetit të Harvardit

Të fundit nga

ShkoLartë