Mbi 1 miliardë përdorues do të kenë kriptomonedha në 2030-ën

min lexim

Një studim i përbashkët mes Boston Consulting Group (BCG), Bitget dhe Foresight Ventures zbuloi se adoptimi i aseteve dixhitale është ende në hapat e parë.

Nëse trendin vazhdon, numri total i përdoruesve të kriptomonedhave do të arrijë në 1 miliardë deri në 2030-ën thotë studimi.

Sipas hulumtimit, adoptimi i kriptomonedhave është ende larg ku vetëm 0.3% e pasurive individuale janë në këto asete.

Amerikano-Veriorët janë më të prirur të investojnë në shumë të mëdha në asete dixhitale ndërsa Afrikanët janë e kundërta e kësaj. Mesatarisht një investitor në Afrikë mban 190 dollarë në kriptomonedha.

Pavarësisht adoptimit të ulët, BSG, Bitget dhe Foresight Ventures parashikojnë një valë të re adoptimi. Duke e krahasuar industrinë me zhvillimin e internetit në 1990-ën, entitetet përllogarisnin se numri i përdoruesve crypto do të arrijë në 1 miliardë deri në 2030-ën.

Hulumtimi vuri në dukje edhe disa prej korporatave të mëdha që kanë kriptomonedha si Tesla apo MicroStrategy. Vlen të theksohet se gjiganti i makinave elektrike shiti kohët e fundit 75% të bitcoin për 930 milionë dollarë.

Të dhënat nga burime të ndryshme zbulojnë se më shumë se 300 milionë njerëz klasifikohen si përdoruesve të kriptomonedhave. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Ukrainën më 29 korrik

Story i radhës

Maqedonia – nyjë gordiane

Të fundit nga