mbi 1 mije femije helmohen nga ushqimi ne shkollat e indonezise 68d4f2b6ab9b7

Mbi 1 mijë fëmijë helmohen nga ushqimi në shkollat e Indonezisë

September 25, 2025
1 minut lexim

Mbi 1000 fëmijë në provincën Java Perëndimore të Indonezisë janë prekur nga helmimi me ushqim pas ngrënies së ushqimit të ofruar falas në shkolla, njoftuan autoritetet.

Ky është shpërthimi i fundit në një seri rastesh të tilla që po komplikojnë programin qeveritar të dhënies së ushqimit falas për nxënësit.

Guvernatori i provincës, Dedi Mulyadi, tha se helmimi u regjistrua në katër zona të ndryshme dhe ka rritur thirrjet për pezullimin e programit për shkak të shqetësimeve shëndetësore, raporton Reuters.

Presidenti indonezian kishte synim të siguronte ushqim falas për 83 milionë nxënës dhe kishte planifikuar të dyfishonte buxhetin për këtë program në 2026, por këto raste rrezikojnë zbatimin e tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

prezantohet batmobile vetura qe u fut ne prodhim serik 68d4f2730ff3e
Lajmi i mëparshëm

Prezantohet Batmobile, vetura që u fut në prodhim serik

studimi i ri te lodhur nga krizat gjermanet tani kane me pak frike 68d4f46556bda
Lajmi i radhës

Studimi i ri: Të lodhur nga krizat gjermanët tani kanë më pak frikë

Të fundit nga

Aksident me vd*kje në aksin Kavajë-Rrogozhinë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:15, në afërsi të mbikalimit të Gosës, një automjet i drejtuar
ShkoLartë