Mbeti viktimë 41-vjeçari me të shkuar kriminale, dalin pamjet nga momenti i atentatit në Vlorë

Panorama TV ka siguruar pamjet nga atentati i ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës, ku mbeti viktimë 41-vjeçari Leart Keka.

Personat të cilët janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen janë familjarë, shokë, të viktimës të pyetur për konfliktet që ai ka pasur apo ngjarje të mëparshme.

Ata kanë deklaruar se në dijeninë e tyre, veç ngjarjes së vitit 2000 nuk kanë ditur më konflikte apo ngjarje që viktima të ketë pasur lidhje, ku viktima ka grabitur një kambist, të cilin më pas e kanë vrarë.

Rreth 10 personat që janë shoqëruar në komisariat kanë qenë kryesisht dëshmitarë okular të cilët kanë treguar ngjarjen e plotë. Sipas tyre makina Audi A6 me targa italiane, me xhama të zinj kishte në brendësi të saj dy persona, shoferin dhe qitësin.

Fillimisht në drejtim të viktimës është goditur kur ai ka qenë në lëvizje me motor dhe më pas ai ka lënë motorin duke ecur për 100 metra në këmbë ku ka nxjerr armën dhe është kundërpërgjigjur. Nga makina është goditur me breshëri kallashnikovi disa herë, edhe pse ai po largohej. Në fund qitësi ka dalë jashtë Audi A6 dhe është siguruar që e ka ekzekutuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përmbytjet në Greqi, rritet numri i viktimave

Story i radhës

LDK: Qeveria u kurthua e ra në grackën e Serbisë, s’diti ta shfrytëzojë administratën Biden për njohjen reciproke

Të fundit nga