Mbeti i plagosur bashkë me kryebashkiakun e Divjakës, kush është shoferi Gazmend Bullari

November 11, 2022
1 minut lexim

Shoferi i kryebashkiakut të Divjakës, Gazmend Bullari mbeti i plagosur pas konfliktit të ndodhur sot afër bashkisë që degradoi në përdorimin e thikës nga ana e autorit.

Ai ka ndërhyrë në konflikt, ndërsa mbeti i plagosur me thikë.

Bullari dhe Kokoneshi ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës.

Kokoneshi pas një debati me shtetasin Orges Xhelilin është goditur me thikë nga ky i fundit afër bashkisë.

Mësohet se Orges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.

Sipas informacioneve, dyshohet se shkak i plagosjes ishte largimi i partneres së Xhelilit nga posti si kryenfermiere në poliklinikën e Divjakës.

Ende nuk janë bërë plotësisht të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trajneri dhe tifozët nuk më donin, më fusnin vetëm kur isha keq

Story i radhës

Data 11/11, pse kjo e premte është kaq e veçantë dhe çfarë duhet të bëni sot

Të fundit nga

Ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi

Klubi i Milanit në zi. Është ndarë nga jeta në moshë 89-vjeçare, Fabio Kudiçini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e futbollit në vitet ’60 dhe njihej si “Merimanga
ShkoLartë