Mbeten pas mjekësia dhe ekonomia, kjo është dega më e preferuar nga maturantët për këtë vit

1 minut lexim

Ndryshe nga vitet e kaluara, inxhinieria qëndron në krye të renditjes së degëve më të preferuara nga maturantët e vitit shkollor 2021-2022, duke lënë kështu pas mjekësinë dhe ekonominë. Dekani i fakultetit të inxhinierisë elektrike, Astrit Bardhi tregon se krahasuar me një vit më parë, kemi të bëjmë me dyfishim të regjistrimeve vetëm gjatë raundit të parë.

Bardhi shton se një tjetër ndryshim që vihet re këtë vit është edhe shtimi i vajzave që zgjedhin këtë degë, duke bërë që inxhinieria të mos mbetet tabu për to.

Po ashtu, inxhinieria mekanike dhe ajo tekstile kanë pasur shumë regjistrime krahasuar me vitin e kaluar.

Departamenti i arkitekturës dhe ai i teknologjisë së informacionit kryesojnë në listën e degëve inxhinierike më të kërkuara në universitetin Politeknik të Tiranës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rikthehet te Los Angelos Lakers

Story i radhës

​Vërshimet në Gjakovë, situatë më e rënduar në Brekoc

Të fundit nga