Mbështetje grevës në arsim dhe çerdhe

1 minut lexim

Ish puonjësit në çerdhe dhe shkolla mbështesin fuqishëm grevën e paralajmëruar nga SASHK-u. Në një anketë për Alsat ato thanë se profesionet në fjalë të veçanta prandaj edhe pagat duhet të kishin rritje të vazhdueshme e posaçërisht zbatim të Marrëveshjes kolektive. Madje, ato shprehin gatishmërinë për tu kujdesur për fëmijët në shtëpi në rast se u kërkohet, shkruan Alsat.

“Meritojnë më shumë se është angazhim i madh, vet kam punur 43 vjet në arsim dhe e di se sa është obligim. Tash edhe më rëndë është, ne e kemi kaluar një kohë pak më ndryshe, tash është më rëndë”, ish mësuese

“Unë nuk kam por nëse do të më kishte kërkuar dikush prej fqinjëve sigurisht që do të isha kujdesur. Të punosh në çerdhe është përgjegjësi e madhe, mua më vjen shumë keq për koleget e mia. Kujdestaret janë shumë keq me paga, që prej më herët, tani edhe edukatoret në gjendje të njejtë, mos ta flasim për personelin teknik”, ish edukatore

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Flokë të pabindur në ditët me shi? Ja alternativat për t’u dukur bukur

Story i radhës

Shkupit fiton bindshëm, i buzëqesh titulli i ri i kampionit

Të fundit nga