Mbështetja për Ukrainën, Moska kërcënon me bombardime edhe këtë shtet të NATO-së

April 27, 2022
min lexim

Kremlini ka paralajmëruar se mund të vërë në shënjestër objektet ushtarake në Britaninë e Madhe për shkak të mbështetjes britanike për Ukrainën, ndërsa ka shtuar se mund të godasë gjithashtu diplomatët britanikë që kthehen në Kiev.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, sugjeroi se mund të autorizohen sulme kundër shteteve të NATO-s që ofrojnë armë për Ukrainën, shkruan Dailymail.

“A e kuptojmë saktë se për hir të ndërprerjes së logjistikës së furnizimeve ushtarake, Rusia mund të godasë objektivat ushtarake në territorin e atyre vendeve të NATO-s që furnizojnë me armë regjimin e Kievit?”.

“Në fund të fundit, kjo çon drejtpërdrejt në vdekje dhe gjakderdhje në territorin ukrainas. Me sa kuptoj unë, Britania është një nga ato vende”, tha ajo.

Fjalët e saj erdhën pasi ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey, tha se Mbretëria e Bashkuar mbështeti sulmet ajrore të Ukrainës në infrastrukturën ruse.

Ai shtoi se do të ishte ‘plotësisht legjitime’ që armët britanike të përdoren në sulme të tilla, edhe pse aktualisht nuk mendohet të jetë asnjë.

Heappey tha gjithashtu se Britania do të rifillonte stërvitjen e trupave ukrainase brenda Ukrainës nëse konflikti do të ‘ngrihej’ në rajonet lindore Donetsk dhe Luhansk.

Në një përshkallëzim të konsiderueshëm të tensioneve, Moska paralajmëroi gjithashtu se do të ishte e gatshme të sulmonte ‘qendrat vendimmarrëse’ në Kiev si hakmarrje – edhe nëse diplomatë britanikë dhe të tjerë perëndimorë do të ishin të pranishëm.

Gjithë kjo ngjarje vjen pasi Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, javën e kaluar njoftoi se Britania do të rihapë ambasadën e saj në Kiev dy muaj pasi stafi u evakuua pasi shpërtheu lufta. Ambasada do të hapet këtë javë ‘në varësi të situatës së sigurisë’.

Melinda Simmons, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë, është gati të bëhet një nga diplomatet e para që do të kthehet.

Të hënën, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken njoftoi gjatë një vizite në Kiev se diplomatët amerikanë gjithashtu do të kthehen në kryeqytet “brenda javësh”.

Kujtojmë se 40 ministra të mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së u takuan dje në Gjermani për të rënë dakord për dërgimin e sistemeve më të rënda të armëve në Ukrainë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

300 të burgosur drejt Kosovës, ja çfarë po ndodh me Danimarkën

Story i radhës

Unaza 510 mijë euro ndodhet te shqiptari Markis

Të fundit nga

Myrto Uzuni mes La Ligas dhe SHBA-së

Myrto Uzuni po bën paraqitje fantastike me Granadan në Spanjë, ku po shënon gola të rëndësishëm. Sulmuesi beratas ka hyrë gjithashtu në historinë e skuadrës spanjolle, teksa është bërë golashënuesi i këtij
ShkoLartë