Mbështetja për komunat/ Mexhiti siguron se do të përfitojnë të gjith, Arifi thotë se ndarja nuk është e drejtë!

October 20, 2024
min lexim

 

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale siguron që qeveria do të vë në funksion të gjitha resurset, që të gjitha komunat pa dallim, të përfitojnë nga ndihma financiare e qeverisë.

“Më shumë para në infrastrukturë, arsim e ambient jetësor për modernizimin e Gostivarit, Tetovës, Likovës, Strugës, Çairit, Kërçovës, Kumanovës, Zhelinës, Sarajit, Haraçinës, Tearcës dhe për të gjitha komunat tjera të vendit tonë pa dallim. Qeveria do t’i vë të gjitha resurset e nevojshme që ka në dispozicion që të gjitha komunat të përfitojnë suksesshëm nga mjetet financiare për projektet. Bashkërisht do ia dalim, gjithmonë për të mirën e qytetarëve!”, shkruan Mexhiti.

Kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi thotë se ndarja e projekteve nuk është bërë në mënyrë të rejtë.

”Shpërndarja e këtyre mjeteve që është bërë për kokë banori unë mendoj se nuk është mbas metodologjisë së përshtatëshme për arsyeje se, komuna e Likovës mbas kokë banori plus vetëm për ata banorë që janë rezident jo edhe për ata që nuk janë rezident dhe kështu që nuk mirret parasysh asnjë element tjetër, p.sh ne si komunë kemi 244 kilometra katrorë teritor ne kufizohemi me komunën e Haraçinës, kufizohemi me Republikën e Kosovës, kufizohemi me Republiken e Serbisë dmth kemi shumë hapësirë, shumë sipërfaqe dhe nevoja për investime është më e madhe se një komunë shembull 5km, i ka 100 mijë banorë ndërsa ata i marin 5 milion euro 6, ndërsa ne 900 mijë euro” – tha Erkan Arifi.

Ndërkohë, reagime të shumta kanë pasuar lidhur me ndarjen e mjeteve për komunat shqiptare, sidomos për atëp të Tetovës, e cila ka marrë dy herë më pak fonde sesa Kumanova, që ka përfituar mbi 4 milionë euro. Nga kjo ndihmë nuk pëfituan Qyteti i Shkupit,  Komuna e Strumicës, Sarajit dhe Tearcës për të cilat Kryeministri Mickoski bëri thirrje të të aplikojnë sërish. Rikujtojmë se në shpalljen e Qeverisë aplikuan 80 komuna me 357 projekte. Komisioni vlerësues i përbërë nga përfaqësues të gjashtë ministrive përkatëse vlerësoi se 77 komuna kanë plotësuar kushtet, me çka do të financohen 274 projekte. Ku vlera totale e projekteve është 65 milionë euro. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kjo frazë mund të shpëtojë martesën

Story i radhës

Melasa – 7 Përdorime që Duhet të Dini për Shëndetin e Trupit

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë