Mbështetja për Komunat! Komuna e Sarajit: Mjaft me deklarata “boshe” – Jepni pëlqimin që e mbani në sirtar!

October 19, 2024
1 minut lexim

 

Komuna e Sarajit vazhdon të insisitojë se përgjegjës kryesor se përse kjo Komunë u la pa mbështetje financiare nga Qeveria është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor dhe Ministri Izet Mexhiti. Nga kjo Komunë thonë se kanë aplikuar me kohë, po edhe pas 4 muajve dhe 2 urgjencave të lëshuara nga Komuna, nuk u dha pëlqimi për projektin e rrugës së Fshatit Llaskarcë.

Sipas Komunës së Sarajit, Ministria përkatëse sipas afatit të paraparë me ligj duhej të jepte pëlqim pozitiv deri më datën 19 Korrik 2024, gjë të cilën ende nuk e ka bërë dhe heziton ta bëjë. Gjithashtu, për këto obstruksione komuna ka njoftuar me shkrim edhe ministrin e pushtetit lokal.

Gjithashtu, sic thonë nga Komuna e Sarajit, qeveria nuk e mbështeti edhe projektin e dytë, për rrugën Sfillare e Poshtme – Sfillare e Epërme, edhe pse i njëjti projekt ka të kompletuar dokumentacionin teknik.

Sipas Komunës së Sarajit, nuk mund të mashtrohen banorët e Sarajit se si institucione qendrore ndihmoni dhe ndani mjete për projekte që vijnë nga kjo komunë.

“Boll më me trillime e deklarata boshe, mjafton të jepni pëlqimin për projektin në fjalë e mos e mbani në “sirtar” siç keni bërë që nga muaji korrik i këtij viti” – reagojnë nga Komuna e Saraajit, duke potencuar se ku ka ngecur puna e kush e pengon projektin në fjalë, shumë lehtë mund të vërtetohet nga dokumentet e publikuara.  /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Plas ‘skandali’ në BBVK/ Banores i ndodh e ‘papritura’ para kamerave, i ngrihet fustani dhe …

Story i radhës

Franca premton mbështetje për planin e Ukrainës për t’i dhënë fund pushtimit rus

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë