Mbështetja më e madhe për Fifin, këngëtarja ndan videon me partnerin: Ai më jep kurajo

1 minut lexim

Fifi dhe Adis Patushi janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it. Dyshja, të cilët nisën një lidhën pak kohë pasi këngëtarja doli nga shtëpia e Big Brother VIP, duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Nuk kursejnë as fotot e ëmbla dhe dedikimet romantike nëpër rrjete sociale.

Së fundmi, Fifi ka postuar një video në Instagramin e saj, duke treguar se bëjnë gjithçka bashkë. Krahas videos ku shihet duke bërë palestër me Adisin, këngëtarja ka treguar se partneri e motivon. 

“Ai më jep kurajo,”, ka shkruar ylli i shumë hiteve krahas postimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VOA/ SHBA mbështet dërgimin në Ukrainë të pasurive të konfiskuara të oligarkëve rusë

Story i radhës

Gazprom i pezullon dërgesat e gazit ndaj Bullgarise e Polonisë

Të fundit nga