Mbështetja e Kroacisë ndaj Kosovës, ministri i Jashtëm arrin në Prishtinë

1 minut lexim

Ka arritur në Kosovë ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman. Radman është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja e Jashtme e Kosovë, Donika Gërvalla-Schwarz dhe nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Radman gjatë të martës do të takohet me krerët e institucioneve të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti e kryekuvendarin, Glauk Konjufca.

Radman, njihet për deklaratat pro Kosovës veçanërisht për votën pro anëtarësimit në Këshill të Evropës, dhe anëtarësim në Bashkim Evropian.

“Ne e mbështetëm fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”, kishte thënë Radman për gazetarët.

“Kosova e kërkoi mbështetjen nga shtetet anëtare, nuk kishte arsye të mos e mbështesnim”.

Ndryshe, me 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime, Këshilli i Ministrave i KiE-së ka vendosur ta mbështesë aplikimin e Kosovës dhe e ka dërguar për votim në Asamblenë Parlamentare.

Story i mëparshëm

E keni pyetur ndonjëherë veten pse vazhdoni ta shihni të njëjtën ëndërr?

Story i radhës

Polonia transferon dhjetë avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë

Të fundit nga