Mbështetësit e PKK-së që protestojnë kundër sulmit në Paris sulmuan policinë në Athinë

December 24, 2022
1 minut lexim

Një grup mbështetësish të organizatës terroriste PKK në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, sulmuan policinë me arsyen e sulmit me armë që shkaktoi vdekjen e 3 personave në Francë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupi i mbështetësve të organizatës terroriste PKK të cilët pretendojnë se sulmi i kryer para ndërtesës që njihet si Qendra Kulturore “Ahmet Kaya” në Strasburg Saint Denis në Paris është kryer ndaj tyre, u mblodhën para Ambasadës së Francës në Athinë.

Anëtarët e grupit sulmuan policinë me leckat dhe mjetet që kishin në duar të cilat simbolizojnë organizatën terroriste.

Policia ndërhyri ndaj agresorëve me bomba zëri.

Në Marseille 4 të arrestuar

Rreth 150 mbështetës të organizatës terroriste PKK u mblodhën pas sulmin në Paris para prefekturës rajonale Bouches-du-Rhones në qytetin Marseille në jug të Francës.

Në përleshjen mes policisë dhe grupit që mbante në duar leckat simbol të organizatës terroriste u plagosën lehtë 4 policë. Forcat policore të cilat arrestuan 4 protestues, më pas shpërndanë protestuesit.






MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Profili rus tërbohet kundër Putinit: Llum dhe fashist i mallkuar

Story i radhës

Grubi: Kemi drejtësi selektive, freni kryesor është korrupsioni

Të fundit nga

ShkoLartë