Mbërrin versioni zyrtar i Android 14 për telefonët Pixel

October 4, 2023
1 minut lexim

Android 14 debutoi ditën e sotme së bashku me telefonët e rinj Pixel. Sistemi operativ mund të shkarkohet në telefonët e mbështetur Pixel nga ky moment për  Pixel 4a (5G) dhe çdo variant i Pixel 5, 6, 7 së bashku me Fold dhe Tablet.

Funksionaliteti më i madh i këtij versioni është ekrani home që mund të përshtatet. Përdoruesit mund të zgjedhin disa ekrane të ndryshme të bllokimit dhe të përshtatin dy butonët në fund që shërbejnë si shkurtesa.

Duket si një përgjigje e Google ndaj ekranit të bllokimit të iOS 16 që vjen me mini-aplikacione por nuk është aq i personalizueshëm.

Funksioni i parë që Google përmend në postimin në blog është përzgjedhësi i sfondeve. Në Pixel 8, Android tashmë ka një krijues imazhesh AI përmes tekstit.

Është ridizajnuar indikator i karikimit të baterisë në status bar, është përditësuar Android Runtime, ndërsa ekrani dhe drita LED e kamerës ndizet kur vjen një njoftim.

Mbështetja për imazhet Ultra HDR është risi tjetër më vete. Android 14 mund të shkarkohet nga ky moment në telefonët Pixel. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Itali, 1208 vdekje në vendin e punës në vitin 2022, 100 në muaj

Story i radhës

Gjermania kërkon nga Serbia të bëjë më shumë për të ulur tensionet me Kosovën

Të fundit nga

Murtezani në seancën e Këshillit kombëtar

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në seancën e Këshillit kombëtar për eurointegrime tha se Agjenda e reformave për periudhën 2024 – 2027, e cila rrjedh nga Plani i Rritjes për
sqmken
ShkoLartë