Mbërrin vala e të ftohtit/ Nisin ngricat – temperaturat pritet të ulen për 8 gradë!

November 10, 2024
1 minut lexim

 

Nën ndikimin e një mase më të ftohtë ajrore nga veriu dhe nga verilindja, nga kjo e dielë dhe në fillim të javës së ardhshme, metereologët thonë se temperaturat do të shënojnë rënie nga 4 deri në 8 gradë Celsius, do të rriten vranësirat dhe mundësitë për reshje të përkohshme të shiut kurse në viset malore do të nisin reshjet e para të borës ku pritet edhe shtresa e parë për këtë sezon.

Metereologët thonë se gjatë mëngjesit të së hënës, temperaturat do të jenë të ulëta dhe në shumë vise të Maqedonisë së Veriut do të jenë nën zeron , derisa në Rajonin e Berovës do të shkojnë deri në minus 7 apo 8 gradë.

Mot më I ftohtë pritet të mërkurën kur temperaturat maksimale të ditës do të shkojnë nga 5 deri në 12 gradë.

Sipas metereologëve pritet që ndikimi I fenomenit natyror “La Ninja” të rezultojë me dimër me më shumë borë dhe ngrica. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vullneti tregohet i rreptë me banorët, iu jep ultimatum…

Story i radhës

Dronët ukrainas godasin Moskën, sulmi më i madh ndaj kryeqytetit rus

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë