Mbërrin grupi i parë i haxhinjëve në Shkup

July 22, 2022
1 minut lexim

Grupi i parë i haxhinjëve të Maqedonisë së Veriut është kthyer nga vendet e shenjta, qytetet e Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite, ku shkuan që të kryejnë haxhin, shtyllën e pestë të Islamit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, haxhinjtë që u kthyen me linjë të drejtpërdrejtë nga Medina, u pritën nga anëtarët e ngushtë të familjeve, të cilët u dëshiruan mirëseardhje të afërmve të tyre që udhëtimin e tyre e filluan nga fundi i muajit qershor.

Haxhinjtë në aeroport i priti edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Shaqir Fetahu, i cili tha se është i kënaqur dhe i gëzuar për shkak se gjithçka ka kaluar në mënyrën më të mirë.

“Tani ishim në pritje të haxhinjëve që vijnë nga bota arabe. Edhe ne jemi shumë të kënaqur për shkak të asaj se haxhinjtë janë të kënaqur me rendin në vendet e shenjta, mirë i kanë kryer të gjitha detyrimet që i kërkon haxhi në Mekë, veçmas vizitat në qytetin e Muhamedit alejhi selam, qytetin e Medinës”, deklaroi Fetahu.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga Arabia Saudite mbërriti grupi i parë me 180 haxhinj ndërsa ditëve në vazhdim është paraparë të mbërrijnë edhe të tjerët, ku gjithsej 919 haxhinj shkuan në haxh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia në Mitrovicë parandalon një person nga lëndimi i vetvetes

Story i radhës

Shkup, rreth 150 gjoba për shkelje në trafik

Të fundit nga

ShkoLartë