Mbërrijnë në Ukrainë tetë anijet e para për të marrë grurë

July 12, 2022
1 minut lexim

Tetë anije të huaja kanë mbërritur së fundmi në portet e Ukrainës për të nisur eksportin e produkteve bujqësore dhe grurit në veçanti, të bllokuara prej disa javësh për shkak të luftimeve të ashpra në jug të vendit.

Anijet e huaja do të ngarkohen në porte e më pas do të shoqërohen nga marina ukrainase për një transport sa më të sigurt.

Me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës, njësitë detare të Forcave të Armatosura do të garantojnë transportin e produkteve bujqësore me anije civile përmes hyrjes Bystre të kanalit Danub-Deti i Zi”, shkruhet në njoftimin e marinës.

Përdorimi i kanalit u bë i mundur vetëm pasi ushtria ukrainase largoi trupa ruse nga Ishulli i Gjarpërinjve./A2/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ndeshjet e sotme në botërorin universitar të hendbollit

Story i radhës

Prani vranësirash dhe rritje e temperaturave, si parashikohet të jetë moti për sot

Të fundit nga

ShkoLartë