Seanca parlamentare ka vijuar me debate mes kryeministri Edi Rama dhe deputetit Agron Shehaj, i cili e akuzoi të parin se fshihet pas një kompanie offshore të lidhur me inceneratorët.
Pas fjalës së Ramës, Shehaj e akuzoi kryeministrin se është kapur me kompani offshore në Delaware, lidhur me tenderin e një prej segmenteve të Unazës së Madhe.
Rama tha se kompania nuk ka marrë asnjë lek, madje i kalënë të gjitha në garanci, teksa ka humbur edhe gjyqin.
“E kupton se çfarë thua apo jo. Kompanitë offshore janë bërë për tu fshehur dhe unë s’kam nga ta di që je ti atje, se janë bërë për t’u fshehur. Me këtë i bie që jemi të gjithë offshore. Ore seriozisht e ke se me thua pastaj pse thua je idiot apo bën vet. Unë të pyeta, je idiot apo bën vet, mbase bën vet.
Ju doni të përmbysni edhe normat më elementare të komunikimit të njeriut me njeriun. Ti më thua mua u kape me falsifikim në Delaëare. Prandaj them unë, je i vetëdijshëm ti? Je idiot apo bën vet? Kompania jo vetëm që nuk ka marr asnjë kokërr leku, por i ka lënë të tëra paratë që vuri garanci, e ia mori buxheti i shtetit, humbi dhe gjyqin por garanci”, tha Rama.
Kryeministri iu përgjigj edhe akuzave se ai po bën viktimën, duke vënë në dukje se Shehaj nuk ka asnjë provë për pretendimet e tij, ndërsa i kërkoi të mos i përmendë familjen.
“Flet gjëra që mua nuk do më shkonin kurrë ndër mend. Dhe unë nuk kam prova por jam i bindur që ti je i feshur se ti je burrë i poshtër. U bë për të thirrur urgjencën këtu, shko bëj një skaner. Unë se’ kam bërë kurrë vitkimën, po ti nuk më tregon dot mua as se ku shkollohen fëmijët e mi as ku është dhe çfarë bën familja ime. Jeni bërë fare mo, nuk kuptoni gjë fare, nuk e di si ia bëni natën, flisni përçart. Për gjërat për të cilat fole ka një provë shumë të madhe. Ka një system drejtësie që në këtë raste po bën punën e vet detaj për detaj”, tha Rama.