Mbaruan pushimet, deputetët prej nesër në punë

1 minut lexim

Deputetët nesër zyrtarisht nisin punën pas pushimeve vjetore. Sipas njoftimeve, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nesër do të mbajë një takim me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, në të cilin duhet të dakordohet dinamika e punës për këtë javë dhe periudhën në vijim.

Për momentin në ueb-faqen e Kuvendit nuk ka aktivitete të planifikuara. Ndër aktivitetet e para në Kuvend pritet të jetë vazhdimi i punës së Komisionit parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues në mënyrë që vendet e liruara në Gjykatën Kushtetuese të plotësohen sa më shpejt.

Sipas njoftimeve të bëra para pushimit, pritet që të caktohen edhe vazhdime të seancave tashmë të nisura. Kryetari i Kuvendit në koordinimin e fundit me gazetarët shpalli seancën e parë të re të rregullt pas pushimeve për 13 shtator. Deputetët zyrtarisht kanë shkuar me pushime pas festave të Ilindenit.

Story i mëparshëm

​NASA shtyn lansimin e raketës për 2 shtator

Story i radhës

Universiteti i Tetovës në vitin e ri akademik pritet të regjistrojë rreth katër mijë studentë

Të fundit nga