mbappe siguron fitoren e realit ndaj villarrealit 67d5f770a7526

Mbappe siguron fitoren e Realit ndaj Villarrealit

March 15, 2025
1 minut lexim

Real Madrid shënoi fitore sonte në udhëtim ndaj Villarreal me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros 28-të të La Ligës spanjolle.

Ndeshja nuk nisi mirë për Realin pasi vendasit kaluan në avantazh në minutën e shtatë, me golin e shënuar nga Juan Foyth.

Megjithatë, epërsisë së Villarrealit iu përgjigj shpejt Kylian Mbappe, i cili shënoi me shpejtësi dy gola. Ai barazoi në minutën e 17-të, ndërsa futbollisti francez shënoi për kthesën në minutën e 23-të.

Reali ka rifituar përkohësisht vendin e parë në renditje. Ata janë tre pikë përpara Barcelonës së vendit të dytë, por kanë edhe dy ndeshje më pak. Villarreal mbeti në pozitën e pestë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

maqedonci flet per takimin me mark rutte ja cfare u tha per serbine 67d5f3aee686a
Story i mëparshëm

Maqedonci flet për takimin me Mark Rutte, ja çfarë u tha për Serbinë

google po zevendeson google assistant me geminin 67d5f85ae9f69
Story i radhës

Google po zëvendëson Google Assistant me Geminin

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë