Mbappe: Pas kampionatit europian doja të largohesha nga kombëtarja

min lexim

Në një intervistë të gjatë të dhënë për “Sports Illustrated”, Kylian Mbappe ka ripërsëritur edhe situatën e komplikuar pas Euro 2021, kur mendoi të largohej nga kombëtarja pas mnungesës së mbështetjes nga Federata e Futbollit pas fyerjeve raciste të pësuara për shkak të penalltisë së humbur ndaj Zvicrës.

“Mendova se nuk mund të luaja për njerëzit që mendojnë se jam ma*mun. Por më pas mora pak kohë për të menduar dhe të gjithë më inkurajuan. Të largohesha nuk do të ishte një mesazh i mirë, sepse mendoj se jam një shëmbull për shumë njerëz.”

Ai gjithashtu foli edhe për ndikimin e Macron për të qëndruar te PSG.

“Ka pasur disa thirrje nga ai. Më tha ‘E di që dëshiron të largohesh. Dua të të them se je i rëndësishëm në Francë dhe unë nuk dua që ju të largoheni. Ti ke mundësinë të shkruash historinë këtu, të gjithë ju duan.’
Unë i thashë se e vlerësoja, ishte vërtetë një çmenduri dhe e pazakontë që ju telefonon presidenti dhe ju kërkon të qëndroni”, është shprehur Mbappe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Toka nuk gjen qetësi! Dy tërmete të fuqishme lëkundin vendin shumë pranë Shqipërisë

Story i radhës

Moti në fundjavë bën kthesën drastike/ Meteorologia tregon kur pritet të fillojnë reshjet e dëborës

Të fundit nga