Skenari duket se tashmë është definitiv: Kylian Mbappe, pas shumë spekulimesh të muajve të fundit, do të qëndrojë përfundimisht në Paris Saint-Germain.
Sulmuesi spanjoll u rebelua në fillim të verës dhe u përjashtua përkohësisht nga ekipi, duke mbetur edhe jashtë turneve verorë në Japoni e në Kore të Jugut, por së fundmi u ri-integrua në ekip, e madje edhe debutoi me gol në kampionatin francez.
Kryesia e klubit parisien ia ka mbushur mendjen lojtarit që ta nënshkruajë kontratën e re, derisa ajo aktuale do t’i skadojë në vitin 2024.
Nënkampioni i botës mund ta shfrytëzojë opsionin e vazhdimit të kontratës për një vit tjetër, deri më 2025, që ishte paraparë në kontratën aktuale, me ç’rast do t’i përfitonte edhe 90 milionë euro si shpërblim mirëbesimi.
E vitin tjetër, atij do t’i hapej rruga e largimit, natyrisht nëse në “Parkun e Princave” do të arrinte një ofertë e kënaqshme.
Mbappe me këtë veprim mund t’ia mbyll dyert vetes përfundimisht për të përfunduar në Madrid pasi Reali është duke e pritur qe disa vite dhe asgjë konkrete s’po ndodh, përpos shpresave që po ua jep ai madrilenëve..