Mbappe me dhuratë speciale tifozes

May 28, 2023
1 minut lexim

Kyilian Mbappe goditi me top një tifoze që ndodhej në tribunën pas portës, para pwrballjes nw mes Strasburgut dhe PSG-së.

Tifozja e re u godit në fytyrë dhe i ka dalë shumë gjak nga hunda.

Sulmuesi parisien nuk u mendua dy herë dhe bëri që mjekët e skuadrës të ndërhynin për ta trajtuar.

Për ta bërë këtë, gruaja u dërgua në fushë ku stafi mjekësor mundi t’i jepte ndihmën e duhur.

Jo vetëm kaq.

Pas nxehmjes me ekipin, Mbappe u kthye te tifozja për t’u siguruar për gjendjen e saj dhe gjithashtu i dha një nga fanellat e tij.

Një mënyrë e bukur për t’i kërkuar falje vajzës, e cila, duhet thënë, pas goditjes së fortë që mori dhe frikës dukej se ishte mirë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mbahen zgjedhjet lokale në Spanjë, 35 milionë votues të regjistruar

Story i radhës

Real Madridi po mendon për Firminon

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë