Kylian Mbappé nuk ka ndërmend të bisedojë me drejtuesit e Al Hilal-it për një transferim potencial atje.
Pavarësisht se delegacioni i Al Hilal fluturoi për në Paris, Mbappé ka refuzuar të negociojë me klubin saudit në këtë fazë, raporton gazetari Fabrizio Romano.
Mbappé aktualisht nuk ka ndërmend të hapë bisedimet, pavarësisht propozimit për pagë fikse prej 200 milionë eurosh dhe 100% të të drejtave të imazhit.
Nga ana tjetër, drejtuesit e PSG-së mbesin të bindur se Kylian Mbappé ka marrëveshje totale me Real Madridin për verën e vitit 2024.