Kilian Mbape po shfrytëzon në maksimum imazhin tij, në mënyrë që të përfitojë sa më shumë të ardhura.
Sulmuesi francez ka uri të madhe për para, pavarësisht se është ende në hapat e para të karrierës së tij. Pas kontratës së re të nënshkruar me PSG-në, 23-vjeçari kërkon të përmirësojë kontratën e tij me sposorët në Kombëtare.
“RMC Sport” raporton se Mbape njoftoi Federatën Feanceze të Futbollit se nuk do të marrë pjesë në setet fotografike që ekipi trikolor do të zhvillojë. Arsyeja është e drejta e imazhit të tij.
Sulmuesi i PSG-së dëshiron të përmirësojë kushtet në kontratë sa i përket përfaqësimit të entiteteve të jashtme.
Por u njoftua se takimi do të zhvillohej pas Kupës së Botës në Katar, prandaj Mbape ka vendosur të bojkotojë sesionet fotografike të Kombëtares dhe të mos lejojë shfrytëzimin e imazhit të tij nga sponsorat.