Ndeshja mes Benfica-s dhe Real Madrid në Ligën e Kampioneve do të kujtohet për skandalin e racizmit që shpërtheu në fushën e lojës pas golit të Vinicius.
Argjentinasi Prestiani, pas goli të shënuar nga braziliani, mbuloi gojë me fanellë dhe i tha diçka Viniciusit, i cili sinjalizoi gjyqtarin se e kishte sharë “maj*un”.
Si rrjedhojë, ndeshja u ndërpre për disa minuta, sipas protokollit të UEFA-s, që pritet të hapë një hetim rreth kësaj ngjarje.
Por gjërat nuk mbaruan këtu, pasi fyerjet vazhduan nga tribunat dhe përveç Vinicius, edhe lojtarët e tjerë ishin të inatosur. Në një moment, Mbappe iu afrua Presitanit dhe nuk u kursye ndaj tij.
“Je një racist ku*vë”, shihet teksa thotë sulmuesi i Realit ndaj futbollistit, i cili me siguri nuk do t’ia hedhë lehtë pas kësaj ngjarje që po bën xhiron e botës.
Burimi: botasot.info


