Futbollisti vazhdon të jetë në mes të dy “zjarreve”, duke mos arritur ta ndajë mendjen plotësisht se cilën fanelë do ta veshë sezonin e ardhshëm.
Lojtari tash e sa kohë është në “llupën” e Real Madridit, por, të paktën sipas asaj që raporton “L’Equipe”, ai vijon të jetë i papërcaktuar në lidhje me këtë çështje.
Familja e Mbape-s është në pushime në Doha të Katarit dhe pikërisht këtu, sipas medieve franceze, mund të diskutohet në lidhje me një zgjatje të mundshme të kontratës së lojtarit me parisienët.
Kontrata e futbollistit skadon në verën e vitit 2023, me Realin që tenton ta “rrëmbejë” futbollistin në këtë merkato. Mediat në Spanjë raportojnë se sulmuesi francez ka irrituar Florentino Perezin, me kërkesën e fundit, ku janë përmendur edhe 100 mln euro.