Kylian Mbappe është rikthyer të flasë për Topin e Artë të vitit 2024, të cilin e fitoi spanjolli Rodri.
Ndonëse favorit deri në ditën e fundit konsiderohej Vinicius Junior, në fund trofeu më i çmueshëm individual për një lojtar shkoi tek mesfushori i Manchester Cityt.
Në adresë të futbollistit spanjoll shkuan shumë kritika dhe kontestime, por në fund ishte ai që u zgjodh më i miri nga “France Football”.
E njëri prej atyre që mendon se Vinicius Juniorit ju bë e padrejtë është edhe shoku i tij i ri i skuadrës, Mbappe.
Sulmuesi francez thotë se tash e tutje nuk do të befasohej asnjëherë se kujt do t’i jepej Topi i Artë.
“Topi i Artë? Si duket një lojtar i Topit të Artë? Rodri, a është ai lojtar për ta fituar Topin e Artë? Mendoja se Topi i Artë do të shkonte tek Vini Jr, por në fund ai shkoi tek Rodri”.
“Nëse do të ta thosha këtë tre muaj më parë, ju do të thoshit: ‘Çka dreqin po flet?”.
“Sot, ne nuk e dimë se kujt do t’i shkojë Topi i Artë, përveç se askush s’duhet të përjashtohet, të gjithë lojtarët mund të shpërblehen me këtë çmim, ndoshta edhe një portier.”
Natyrisht, ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit është edhe vetë në listë për ta fituar Topin e Artë për vitin 2025.
Ai po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme me Real Madridin, ndërsa së fundmi u rikthye edhe në Kombëtaren e Francës pas një mungese të gjatë.
Burimi: botasot.info