Mban seancë grupi i punës për ndryshimet kushtetuese/ Caca Nikollovska kryetare, Bajram Pollozhani nënkryetar

Grupi i punës për përgatitjen e propozimit për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës së RMV mbajti seancë konstituive. Anëtarët njëzëri zgjodhën kryetarin dhe nënkryetarin e grupit të punës  që janë nga sfera e ekspertëve. Kryetare u zgjodh Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut, ndërsa nënkryetar u zgjodh Bajram Pollozhani, ish-gjykatës në Gjykatën Kushtetuese dhe profesor i të drejtës kushtetuese. Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, e cila angazhoi Ministrinë e Drejtësisë për të formuar grup pune. Grupi i punës ka për detyrë që të përgatiti propozimin për nevojë për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Pas përgatitjes, propozimi do të dorëzohet në Qeveri e cila do të parashtrojë nismë në Kuvend. Propozimi do të kalojë të gjithë trupat e punës në suaza të Kuvendit. Grupi i punës ka 23 anëtarë prej të cilëve 10 janë ekspertë, 10 me propozime të partive politike dhe 3 anëtarë nga institucionet, Kabineti i presidentit, MPJ dhe Sekretariatit për çështje europiane. 

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

PSG dhe arratisja e madhe: probleme për Al Khelaifi-n

Story i radhës

Takim Sanchez-Lula: Është koha të veprohet për marrëveshjen e tregtisë së lirë BE-Amerikë Latine

Të fundit nga