Mbahet në Tiranë Forumi i Inteligjencës Artificiale nga Akademia e Shkencave

Më 27 Mars 2023, njësia Kërkimore e Inteligjencës Artificiale e Akademisë së Shkencave mbajti në Tiranë Forumin e Inteligjencës Artificiale.

Forumi u organizua në praninë e Kryesisë së Akademisë së Shkencave: akad. Skënder Gjinushi, Kryetar; akad Shaban Sinani, sekretar shkencor; akad. Neki Frashëri, Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike (ASH), akad.Ilia Mikerezi (ASH).

Komiteti organizues i forumit përbëhej nga akad. Arjan Durrësi, Alda Kika, Betim Cico, Elinda Kajo Meçe, Kozeta Sevrani, Neki Frashëri.

Prezantuan kumtesat akad. Arjan Durrësi, ASHSH; Jonida Shehu, FSHN, UT; Ledia Bozo, FSHN, UT; Kleona Binjaku, FTI, UPT; Klesti Hoxha, FSHN, UT; Denisa Millo, FEUT, UT; Blerina Vika dhe Kozeta Sevrani, FEUT, UT; Alba Haveriku, FTI, UPT; Anduel Kuqi, FTI, UPT; Arban Uka, EPOKA; Hafsa Laçi, FEUT, UT; Xhoena Polisi, EPOKA; Nelda Kote, FTI,UPT; Igli Draci, EPOKA; Ari Gjerazi, EPOKA.

Ky forum shkencor u mbajt për të mundësuar paraqitjen dhe njohjen reciproke të kërkuesve që punojnë në fushën e inteligjencës artificiale dhe të rezultateve të tyre të deritanishme mjekësore, duke harmonizuar synimet e saj të zhvillimit të brendshëm me kërkesat e shoqërisë, për t’i dhënë një shtytje të pandërprerë prodhimit, teknikës dhe teknologjisë.

Prandaj trajtimi i inteligjencës artificiale në arsimin parauniversitar si një lëndë bazë në formimin shkencor dhe teknik të brezave të rinj, ka një rëndësi të veçantë dhe është arsyeja e organizimit të këtij forumi.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Irani dënon sulmin ndaj Kuranit në Danimarkë

Story i radhës

“Përmirësimi i marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Iranit forcon solidaritetin rajonal”

Të fundit nga