Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

March 1, 2022
min lexim

U mbajt mbledhja e III-të, gjegjësisht mbledhja e II-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit, të kryesuar nga kryesuesi Hajdar Sutaj, në prezencën e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, drejtorëve të drejtorive, përfaqësues të shoqërisë civile, u diskutuan dhe miratuan këto pika të rendit të ditës:

-Është diskutuar për situatën me ujë të pijes dhe cilësinë e ujit, pas rastit të infektimit masiv të qytetarëve në korrik të vitit 2021. Meqenëse Bordi dhe Menaxhmenti I KRU ‘’HidroDrini’’ nuk i është përgjigjur kërkesës sonë për të njoftuar Kuvendin mbi situatën me furnizim me ujë të pijes, ne kemi ngritur një grup punues nga Kuvendi i Komunës, i cili është i autorizuar të marrë të gjitha veprimet e duhura për të qartësuar situatën me ujin e pijes për fshatrat të cilët nuk e shfrytëzojnë sistemin e ujësjellësit si pasojë e infektimeve masive në korrik të vitit 2021.

-Është shqyrtuar raporti i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2021,në të cilin raport është pasqyruar puna me investimet dhe zhvillimet e mëdha në të gjitha fushat. Kryetari Ramosaj mori lëvdata për punën dhe angazhimin e tij dhe uruam që punët e mira mos të ndalen asnjëherë.

-Është bërë shqyrtimi i Auditorit të jashtëm për vitin 2020, ku Komuna jonë ka dalur me performancën më të mire në krahasim me komunat tjera.Raporti ka qenë pozitiv me disa rekomandime nga zyrtarët përgjegjës. Prezantimi u bë nga z.Agron Demukaj.

-Me arsyeshmërinë e dhënë nga drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj.Dafina Cacaj, u morr vendimi për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2021, në vitin fiskal 2022, të hyra këto të destinuara në kryerjen e shërbimeve në të mirë të qytetarëve tonë.

-Është bërë shqyrtimi dhe miratimi i Listës së Projekteve Kapitale të vitit 2022 nga fondi rezervë.

-Përfundimi i Rrugës së Qendrës së Qytetit, që përfshin ndërtimin e disa rrethrrotullimeve, duke filluar nga rruga e Ledinave, udhëkryqit tek kanali etj. Pastaj zgjerimi i urës dhe rrugës bashkë me rrethrrotullim nga Ura e Demës deri tek rruga e Gashit në Isniq.

-Rregullimi dhe asfaltimi i rrugës ‘’Sadri e Adem Osaj’’, rruga përgjatë Lumbardhit.(nga ura e Demës deri tek Gushavci)

-Mirëmbajtja verore dhe dimërore e të gjitha rrugëve në Komunën tonë.
-Ndërtimi, mirëmbajtja dhe rehabilitimi i të gjitha rrugëve në bjeshkët e fshatrave të komunës.

-Vazhdimi dhe përfundimi i punëve në Qendrën Rinore.
-Ndërtimi i rrethojave metalike në disa shkolla të komunës tonë.
-Ndërtimi i memorialeve të dëshmorëve në Llukë, Strellc, Pobergjë, Voksh, Dubovikë e të tjera.

-Instalimi dhe zgjerimi i ndriqimit efiçient.

-Ndërtimi i parqeve në rrugën në drejtim të Manastirit dhe rrugën e ‘’UCK’’-së.

-Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në llotin e 3-të, në fshatrat Shaptej, Llukë, Strellc, Gramaqel dhe në të gjitha fshatrat tjera që kanë mbetë pa përfunduar.

Këto projekte u prezantuan nga Drejtori i Shërbimeve Publike z. Izet Zenuni.

-Marrja e vendimit për aprovimin e mjeteve buxhetore për aktivitetet e Komunës dhe datat me rëndësi gjatë vitit 2022, të cilat i prezantoi Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport znj.Leonora Ukëhajdaraj.

-Gjithashtu kemi themeluar katër komisione vlerësuese për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronave me interes për qytetarët apo bizneset, të cilat i përmbushin kriteret e kërkuara.

-Është formuar Komisioni për monitorimin e procesit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zv.drejtorëve në komunën tonë.

-Kemi caktuar lokacionin për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve afër SH.F.M.U ‘’Lidhja e Prizrenit’’. Propozime të cilat i ka argumentuar Drejtori për Arsim z.Bekim Vishaj.

-Gjithashtu Drejtoresha për Buxhet dhe Financa na njoftoi edhe për ekzekutimin e bursave për studentët përfitues.

-Është diskutuar dhe mbështetur edhe kërkesa e Drejtoreshës së Shëndetësisë znj.Agnesa Vokshi, për zgjatjen e orarit për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve në QKMF.

-Si dhe është miratuar edhe kërkesa e Drejtoreshës së Kulturës për të mbështetur financiarisht Klubin e Futbollit ‘’Deçani’’.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dëbora izolon zonat malore/ Bllokohet rruga e Arbrit

Story i radhës

Maqedonia anuloi dërgimin e ambasadorit të ri në Moskë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë