Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, të mërkurën është mbajtur “Festivali i Patates”, festival ky i parvjetshëm.
Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, tha se produktet e patates po prekin tregjet botërore. Ai përmendi edhe përkrahjen që ka dhënë si Komunë për bujqit e kësaj ane.
“Sot jam i privilegjuar të hap Festivalin tradicional të patates, sepse tradicionale është edhe puna e patates në Vushtrri si një degë e bujqësisë që i sjellë përfitime jo vetëm qytetit tonë por sot patatja ka arritur si një kulturë që ka prekur tregjet ndërkombëtare, ku produktet e patates sot eksportohen në shumë vende të botës”, tha ai
“Sivjet bujqit vushtrrias e patën një vit sfidues për shkak të kushteve klimatike atmosferike që për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut. Kemi subvencionuar ujitjen e tokave bujqësore me 50 për qind”, tha ai.
E ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se përkrahja për bujqit në Kosovë, nuk do të mungojë.
Ai përmendi edhe ndarjen e mjeteve në kuadër të subvencioneve.