Mbahen Paradat e Krenarisë në disa qytete të mëdha amerikane

min lexim

Paradat e Krenarisë në mbështetje të komunitetit LGBTQ u mbajtën në disa nga qytetet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të dielën mes drojës për kufizime të lirive të fituara përmes dekadash aktivizmi. 

Mijëra njerëz morën pjesë në marshimet vjetore në Nju Jork, San Francisko, Çikago dhe gjetkë. Marshimet ndodhin dy ditë pasi të paktën një anëtar i Gjykatës së Lartë sinjalizoi se ky institucion mund të rishqyrtojë të drejtën për martesat mes personave të së njëjtës gjini, që hyri në fuqi në vitin 2015. 

Ky paralajmërim pason një vit disfatash në betejat legjislative për komunitetin LGBTQ, mes tyre miratimi i ligjeve në disa shtete që kufizojnë diskutimet mbi orientimin seksual ose identitetin gjinor në shkolla. Disa shtete kanë miratuar edhe ligje që ndalojnë pjesëmarrjen në gara sportive të atletëve transgjinorë. 

Marshimet në qytetet amerikane të anëtarëve të komunitetit LGBTQ përkojnë me parada të mëdha të ngjashme në shumë vende të botës, që zakonisht mbahen në qershor. Një nga paradat vjetore më të mëdha të krenarisë në botë u zhvillua më 19 qershor në Sao Paulo të Brazilit./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fabian Gjuka: Urime gazeta “Bota sot” 

Story i radhës

Baza ajrore strategjike amerikane, strehë e avionëve luftarakë F-35

Të fundit nga