Skiatori austriak, Matthias Mayer, ka treguar formë të jashtëzakonshme, duke fituar medaljen e artë olimpike në disiplinën e supersllallomit të madh.
Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:19,94 minuta, një epërsi shumë të ngushtë ndaj vendit të dytë, vetëm 4 qindtat e sekondës.
Mayer e ka mbrojtur medaljen e artë olimpike, Për skiatorin austriak, kjo ishte medalja e tretë e artë në tre edicione të Lojërave Olimpike Dimërore. Ndërsa amerikani Ryan Cochran-Siegle stoliset me medalje të argjendtë.
“Tani në këtë moment, unë nuk mendoj për historinë” — tha Mayer.
“Është e pabesueshme ta realizosh atë në ditët kur ka më shumë rëndësi. Vetëm kaq, çfarë mund të thuash?”, – tha Kjetil Jansrud.
Norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde renditet në pozitën e tretë me 42 qindtat sekondës më të dobët se fituesi i garës, duke fituar medaljen e bronztë.