Maxhuni paralajmëron: Vushtrria do ta bojkoton kampionatin

1 minut lexim

Disa klubet janë të revoltuar për zgjerimin e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Presidenti i KHF Vushtrrisë, Fadil Maxhuni, tha se zgjerimi i ligës e dëmton rëndë hendbollin. 
Vushtrria paralajmëron bojkotimin e kampionatit. 

Z. Maxhuni, si e komentoni vendimin e Bordit të FHK-së, për zgjerimin e Superligës në 10 ekipe?

“Po luajnë me ne, në bord ka njerëz që nuk kanë klube po vendosin siç po iu vijnë direktivat.

Është shumë i dëmshëm, tri – katër ekipe e fundit veç shkojnë si turizëm nëpër ligë, humbë interesimi edhe lojtaret edhe trajnerët, edhe delegatët e dijnë këtë. 

Vushtrria paralajmëron bojkotimin e kampionatit nëse i bashkohen ekipet tjera”, tha Maxhuni për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Vendimi i bordit të FHK-së të kthehet prapa, të shfuqizohet”, tha Maxhuni.

Vushtrria është nënkampione e Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tifozë nga e gjithë bota në Istanbul përpara finales Manchester City-Inter në Ligën e Kampionëve

Story i radhës

Nënshkrim i ri për thellimin e bashkëpunimit/ Maqedonia dhe Vermonti bashkë në sferën e menaxhmentit të krizës

Të fundit nga