Një delegacion i Lidhjes së organizatave jo qeveritare turke në Maqedoninë e Veriut (MATUSITEB), në përbërje të Kryetarit z.Husrev Emin dhe drejtorit ekzekutiv, z.Mehmed Arif, kanë realizuar një takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët, z.Ziadin Sela dhe Drejtorin e NP Higiena Komunale – Shkup, z.Zudi Enuzi Dekoka.
Në takimin e realizuar në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Shkup janë biseduar disa tema të rëndësishme për qytetarët dhe vendin, ndërsa janë shkëmbyer edhe mendime për regjistrimin e popullsisë që u realizua vitin e kaluar dhe rezultatet e të cilës pritet të publikohen në fund të muajit mars.
Nga Lidhja e organizatave jo qeveritare turke në Maqedoninë e Veriut, gjatë takimit kanë theksuar pritjet dhe ndjeshmërinë e bashkësisë etnike turke në Maqedoninë e Veriut në lidhje me rrezultatet e regjistrimit.