Ditën e sotme maturantët do t’i nënshtrohen testit të tretë të Maturës Shtetërore. Rreth 30 mijë maturantë do të testojnë njohuritë e tyre në orën 10:00 në Matematikë.
Provimi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Gjimnazistëve u mbetet dhe një provim i fundit më 19 qershor, që është lënda me zgjedhje.
Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshtruan testit të parë, atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
Njësoj si vitet e kaluara, edhe kësaj here janë publikuar tezat e provimeve në rrjetet sociale, fakt ky i pranuar dhe nga vetë Ministria e Arsimit.
Përfaqësuesit e kësaj të fundit thonë se kjo nuk e ka cenuar aspak mbarëvajtjen e procesit.
Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata kanë mundësi të riststojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.