Maturantët e Preshevës që u aksidentuan në Vragoli, mbërrijnë në shtëpi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se të gjithë maturantët që pësuan aksident sot në Kosovë janë kthyer pranë familjeve të tyre.

Ai tha se maturantët e Shkollës së Mesme Teknike “Presheva”, tashmë ndodhen në shtëpi.

“Shqetësimi që kishim për ta tashmë u lehtësua sepse të gjithë janë mirë dhe pranë familjeve të tyre. Zoti i ruajt, çdoherë”, shkroi Arifi.

Kujtojmë se mesditën e sotme, në një aksident të ndodhur në mes një kamioni, autobusi që po bartte maturantë nga Presheva dhe një veture, mbeten të lënduar 30 persona.

Prej 30 të lënduarve, 13 morën tretman mjekësor në QKUK, ku shtatë prej tyre ishin nxënës, e të cilët menjëherë u liruan për në shtëpi.

Story i mëparshëm

Analiza e “Foxnews” për 14 majin: Zgjedhjet në Shqipëri dëmtohen nga korrupsioni dhe blerja e votave, rastet e manipulimit përfshijnë PS-në

Story i radhës

Finalja e Eurovision 2023, rezultat zhgënjyes për Shqipërinë

Të fundit nga