Matoshi flet per deklaratën e famshme: Ka ra Putini në dy gjuj

February 28, 2022
1 minut lexim

Ish-deputeti në Parlamentin e Maqedonisë, Rudzhi Matoshi në deklaratë për për Gazetën Lajm ka sqaruar deklaratën e famshme në lidhje me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin.

Matoshi sqaron se në atë kohë se deklarata e tij ka qenë dy ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës kur kryeministri i atëhershëm i Kosovës e ka njoftuar Qeverinë e Maqedonisë se do të shpallë pavarësinë ditën e diel, ndërsa opozita maqedonase ka kërkuar nismë me 30 nënshkrime për të të njoftuar kryeministrin se çfarë po ndodh.

“Unë duke i pasur informacionet kam qenë në kontakt me opozitën maqedonase dhe duke u thënë se do të ndodhin ngjarjet siç ishte shpallja e pavarësisë ditën e diel më 17 shkurt”, u shpreh Matoshi.

Në lidhje me situatën e fundit në Ukrainë, sipas Matoshit, përplasja është mes dy koncepteve.

“Në pamje të parë duket përpljase Ukrainë dhe Ruse, por kjo përplasje është mes konceptit të botës demokratike dhe konceptit autokrat ose totalitar që e përfaqëson presidenti i Federatës së Rusisë”, tha Matoshi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti: Aktivizimin e armës bërthamore nga Putini e shoh si të rrezikshme

Story i radhës

Momenti kur bien bombat pranë ndërtesave kolektive në Kharkiv

Të fundit nga

ShkoLartë