Matematika, lënda që ngjallë kërshërinë e të rinjve

August 12, 2023
min lexim

Matematika si shkencë natyrore dallohet nga shkencat e tjera për shkak të lidhjes së saj me realitetin që na rrethon. Kjo lëndë del të jetë ndër lëndët mësimore më të preferuara të nxënësve. Kjo dëshmohet me nxënësin e klasës së pestë Jon Ameti, i cili doli fitues i vendit të parë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2023 në Kosovë.

Lënda shkencore, matematika në procesin mësimor është pjesë e planprogramit që nga klasa e parë.

Matematika nga nxënësit del të jetë ndër lëndët më të preferuara të tyre. Madje testi më i pëlqyer për nxënësit është në këtë lëndë, e cila kërkon përqendrim, durim, logjik e qetësi në zgjidhjen e problemeve matematikore.

Adhra Roka me sukses të shkëlqyer përfundojë klasën e gjashtë. Matematikën e cilëson si lëndën e preferuar që i lejon asaj hapjen e horizonteve të reja e rrugëtimin në to.

“…sa herë që i realizojë ato detyra, unë ndihem sikur po bëjë një gjë që unë kam dashur gjithnjë dhe me një mënyrë lumturohem…” deklaroi Roka, nxënëse në klasën e 6-të.

Elma Ismaili është semimaturantja e cila dashurinë dhe përkushtimin ndaj lëndës së matematikës e tregon me faktin, ku tashmë për shkollim të mesëm ka përzgjedhur si profesion matematikën.

“…mua më pëlqejnë më shuam te matematika ekuacionet, inekuacionet, formulat e ndryshme që janë…”, tha ajo.

Ëndrra Elmës që të studiojë në shkollimin e mesëm matematikë është e realizueshme, pasi Kosova tani e një dekadë ka Gjimnazin e Specializuar të Matematikës.

“…përveç shkollimit të rëndomtë që e bëjnë te të gjitha gjimnazet tjera këtu stimulohet edhe me 1 mijë euro nga Ministria e Arsimit ai nxënës…”, tha Fahrije Retkoceri, drejtoreshë në Gjimnazin e Specializuar Matematikor.

Dijen, njohurit dhe shkathtësitë e tyre në lëndën e matematikës nxënësit i sprovojnë edhe në gara ndërkombëtare.

Nxënësi i klasës së pestë Jon Ameti është fituesi i vendit të parë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2023 në Kosovë.

”…unë për kategorinë time e kam ditë që kam punua shumë mirë , kam prit që dal i pari, por për të gjitha nuk e kam besuar…”, deklaroi Jon Ahmeti, nxënës i klasës së 5-të.

Qëllimi i garës Kangaroo është promovimi dhe popullarizimi i matematikës, e në të njëjtën kohë edhe përkrahja e talenteve të fushës së matematikës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arteta flet për lëndimin e Jurrien Timber

Story i radhës

Live: Joshua po lufton

Të fundit nga

Paratë po shkatërrojnë futbollin?

Inter-Atalanta u luajt sot në Arabinë Saudite. Ky takim i vlefshëm për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë u zhvendos jashtë Italisë për arsye të financave më të mira. Interi fitojë 2:0 dhe
ShkoLartë