maska qe sherben si botoks fshin te gjitha rrudhat ne pak jave 650377e20d8cb

Maska që shërben si botoks, fshin të gjitha rrudhat në pak javë

September 14, 2023
1 minut lexim

Me kalimin e viteve lëkura e humbet elasticitetin dhe fillojnë të shfaqen rrudhat e para. Në këtë postim do t’ju paraqesim një maskë të thjeshtë me 4 përbërës që do t’ju vijë në ndihmë në trajtimin e rrudhave dhe problemeve të tjera të fytyrës.

Përbërësit: Kakao pluhur, mjaltë, kanellë, avokado.

Kakao është një përbërës shumë i mirë sepse është i pasur me antioksidues, të cilët përmirësojnë mbrojtjen e kolagjenit. Mjalti i rikthen elasticitetin dhe butësinë lëkurës. Avokado është një nga ushqimet më të mira që luftojnë plakjen dhe ka elementë që stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Kanella vepron si një tonik natyral.

Në një tas qelqi hidhni gjysmë kokrre avokado të shtypur, 2 lugë çaji kakao, 2 lugë çaji mjaltë, 1 lugë çaji kanellë. Përzieni të gjithë elementët së bashku dhe aplikojeni maskën në fytyrë në mënyrë të njëtrajtshme. Mbajeni për 25 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Për rezultate të dukshme, aplikojeni maskën 2 herë në javë.

MARKETING

RENT A CAR

dash i zhgenjyer me mungesen e perparimit ne dialog 650377ac2b894
Story i mëparshëm

DASH i zhgënjyer me mungesën e përparimit në dialog

arsenali shume afer dy marreveshjeve te reja 65037fdcbecd6
Story i radhës

Arsenali shumë afër dy marrëveshjeve të reja

Të fundit nga

Dabiqaj vazhdon me Dritën

Mesfushori Albert Dabiqaj ka vazhduar kontratën me kampionin Dritën e Gjilanit. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e kampionit të ri. “Mesfsuhori do të jetë aty. Klubi jonë, FC Drita ju
ShkoLartë