Mashtronin në ‘Call Center’ të huajt për investime në bursa fiktive, arrestohen 3 të rinj

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Hide call” në Tiranë janë vënë në pranga 3 persona, të cilët mashtronin të huajt përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive. Konkretisht, kanë rënë në pranga: 21-vjeçari me iniciale E.I., 22-vjeçari me iniciale M.K. dhe 23-vjeçari me iniciale U.T., që të tre banues në kryeqytet.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të rinj të tjerë, 22-vjeçarin me iniciale A. U. dhe 20-vjeçarin me iniciale K. T., si dhe u shpall në kërkim 25-vjeçari me iniciale D. T., 25

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se të rinjtë ishin të punësuar në një Call Center në Yzberisht dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPJ e Palestinës: Sulmi i ushtrisë izraelite ndaj spitalit Al-Shifa në Gaza shkelje e ligjit ndërkombëtar

Story i radhës

Valdete Daka flet për fillimet e karrierës dhe jetën familjare: Pas punës, çdo herë jam amvise

Të fundit nga