mashthirrje e re per subvencionimin e racionit te studenteve zgjerohet perfshirja mases 67fd014700e2b

MASH:Thirrje e re për subvencionimin e racionit të studentëve, zgjerohet përfshirja masës

April 14, 2025
min lexim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë bërë ndryshime në Ligjin për Subvencionimin e Racionit të Studentëve, konform të cilit zgjerohet përfshirja e masës. Tani e tutje statusi i punësimit nuk është kusht kufizues për studentët, ndaj të drejtën do ta kenë të gjithë studentët e rregullt në studime deridiplomike që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto mesatare, si dhe studentët e regjistruar në studimet pasdiplomike dhe studimet e integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend.

Në përputhje me ndryshimet ligjore, në linkun e mëposhtëm është publikuar thirrje e re për realizimin e së drejtës, në të cilën mund të aplikojnë të gjithë studentët që i përkasin ndonjë prej kategorive në përputhje me përfshirjen e zgjeruar të masës. Afati i aplikimit për këtë thirrje të jashtëzakonshme zgjat prej më 14 deri më 16 prill. Megjithatë, studentët të cilët e kanë ushtruar këtë të drejtë deri më tani, nuk janë të detyruar të aplikojnë për thirrjen, përkatësisht vazhdojnë të shfrytëzojnë masën.

Subvencionimi i racionit të studentëve është mbështetje financiare në shumë prej 140 denarë, të cilën studenti e merr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për blerjen e ushqimit të përgatitur.Shfrytëzuesit kanë të drejtë të përdorin shërbimin nga e hëna deri të shtunën gjatë vitit akademik, me përjashtim të periudhës prej më 1 korrik deri më 1 tetor, si dhe gjatë festave zyrtare dhe ditëve jopune.

Nga muaji i ardhshëm- maj të vitit 2025, do të vazhdojë obligimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për publikimin e thirrjeve në baza mujore, nga data 1 deri më datë 5 të muajit, ku do të mund të aplikojnë të gjithë studentët të cilët më parë nuk i plotësonin kushtet ose për ndonjë arsye tjetër nuk aplikuan dhe nuk e realizuan këtë të drejtë.

Zgjerimi i përfshirjes së masës është kërkesë e Trupit kombëtar studentor.Vazhdon bashkëpunimi i mirë i Mash-it me organizatat studentore, si dhe përpjekjet e institucionit për të lehtësuar procesin arsimor të të rinjve. Në Buxhetin e Ministrisë për vitin 2025, mjetet për standardin e studentëve janë rritur për 18% në krahasim me vitin e kaluar dhe arrijnë gati në 2 miliardë denarë.

 

 

 

 

 

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

dasme ne bbva vellai i madh aprovon kerkesen e gjestit per tu martuar me eglin 67fcfd0f1cc2d
Story i mëparshëm

Dasmë në BBVA: Vëllai i Madh aprovon kërkesën e Gjestit për t’u martuar me Eglin

kurtishi rritet rroga minimale ne posten e maqedonise se veriut 67fd014a1362f
Story i radhës

Kurtishi: Rritet rroga minimale në Postën e Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga

​Eksportet italiane ranë në muajin shkurt

Eksportet italiane u ngadalësuan ndjeshëm në shkurt, me ulje të dërgesave në vendet jashtë Bashkimit Evropian, njoftoi sot zyra italiane e statistikave. Eksportet në muajin shkurt u rritën 0.8 për qind krahasuar
ShkoLartë